Sarande, Vetevritet tregtari i gazit

30/09/2009 08:55

Shtohet numri i vetevrasjeve ne  Sarande. Nje tregtar eshte veteflijuar mengjesin e se  henes dhe shkak eshte bere gjendja e rende depresive qe i ishte rishfaqur kohet e fundit.

Spiro Kromidha eshte veteflijuar me nje plumb pistolete ne banesen e tij, ne Lagjen Nr.3 te qytetit te Sarandes. Ngjarja ka ndodhur ne oret e nates se te henes dhe burimet policore thane se shkak eshte bere rikthimi i tij ne gjendjen e thelle depresive, semundje nga e cila ka vuajtur prej dhjete vitesh, por qe fale kurimit intensiv kohet e fundit ishte normalizuar.

Spiro Kromidha, i lindur ne fshatin Kalcat te Komunes se Livadhjase, prej disa vitesh ushtronte veprimtarine e tij ekonomike si aksioner ne linjen e shitjes se gazit ne Vrion dhe banonte ne Lagjen Nr.3 te qytetit te Sarandes. Pikerisht ne apartamentin e tij ne kete lagje te Sarandes, ai eshte gjetur i pajete ne oret e para te dites se marte nga familjaret. Nentorin e vitit 2006, ne rrethana te ngjashme eshte gjetur i vrare ne hotelin e vet ne ndertim Jorgji Lito, 45 vjec.

Ne vitin 2006 i ka dhene fund jetes me cifte edhe nje prodhues sallami nga fshati Xarre.

Top Channel