Obama, poze statike, buzeqeshje diplomatike

30/09/2009 12:15

Ne mes fotove zyrtare, disa politikane kane imazhe thuajse te njejta. Mes tyre rekordin e mban presidenti amerikan Barack Obama, shprehja e fytyres se te cilit duket e njejte.

Videoja 22-sekondeshe e realizuar nga blogeri amerikan Eric Spiegelman, eshte nje kolazh me 130 foto te montuara njera pas tjetres.

Fotot jane marre gjate takimeve mes Obames dhe lidereve boterore te mberritur ne New York per Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, javen e shkuar dhe te publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Videoja tregon kreret e botes teksa pozojne per fotot zyrtare dhe evidenton aftesine e Obames per te pozuar me te njejten buzeqeshje statike, diplomatike.

“Asnje qenie njerezore nuk ka nje buzeqeshje fotografike kaq konstante”, thote me shaka Spiegelman.

Edhe kolegia gjermane, Angela Merkel nuk mbetet pas. Kancelarja e rizgjedhur, ne fotot zyrtare mban te njejten poze pa ndryshuar asnje detaj.

Top Channel