Komandot shqiptare nisen drejt Kabulit

30/09/2009 18:55

Kontigjenti i 15-te paqeruajtes qe do kryeje misionin e radhes ne Afganistan eshte nisur paraditen e se merkures nga reparti ushtarak i Vaut te Dejes ne Shkoder.

I gjithe kontigjenti eshte pjese e efektivit te Batalionit Special te instaluar ne Vaun e Dejes, qe eshte dhe njesi prioritare e Forcave te Armatosura ne kryerjen e misoneve paqeruajtese.

I pranishem ne ceremoni ishte edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Arben Imami. Kontigjenti i radhes perbehet nga 22 oficere, nenoficere dhe ushtare profesioniste dhe do te sherbeje ne sigurimin e aeroportit te Kabulit.

Top Channel