Ishujt Samoa, tsunami, raportohen mbi 40 viktima

30/09/2009 01:20

Mediat lokale ne Ishujt Samoa raportojne se mbi 40 persona kane humbur jeten si pasoje e dallgeve te medha qe kane perfshire ishullin e quajtur Upolu.

Lajmi i referohet raportimeve te disa banoreve ne nje fshat te vogel bregdetar i cili eshte goditur nga tsunami i shkaktuar pas renies se termetit 8.4 balle te shkalles Richter ne afersi te ishujve Samoa.

Dallget e medha mbi 3 metra te shkaktuara pas termetit te oreve te para te se martes kane perfshire mjaft zona bregdetare te populluara me turiste.

Nderkohe qe policia dhe organet e sigurise u kane bere thirrje banoreve te qendrojne larg bregdetit deri sa situata te qetesohet.

 

Top Channel