Cunami ne Samoa, 130 viktima, deme masive

30/09/2009 09:20

Nje cunami i shkaktuar nga nje termet 8 ballesh ne ishujt Samoa amerikane, ka shkaktuar disa viktima.

Per momentin mendohet se numri i viktimave eshte rreth 130, por pergjegjesit lokale theksojne se ky numer mund te rritet shume shpejt per

shkak se forcat e shpetimit kane nisur kerkimet ne rrenoja. Fshatra te tere jane rrenuar plotesisht.

Lekundjet u lokalizuan ne oren 19:48 me oren tone ne Oqeanin Paqesor, rreth 200 km ne jug-lindje te Samoas. Behet fjale per termetin me te

fuqishem qe prej 12 dhjetorit 2007 kur nje termet 8.5 balle shkaktoi tragjedine ne pjesen jug-lindore te Azise.

Sipas te dhenave, brigjet e Samoas jane goditur nga dallge 4-6 metra. Alarmi per cunamin ka vene ne levizje edhe banoret e Zelandes se Re,

Guinese dhe Hawai-t. Zona ku eshte lokalizuar termeti ndodhet ne kufirin e bashkimit te pllakave te paqesorit indo-australiane.

Nderkohe, presidenti Obama ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne Samoan amerikane. Ai eshte shprehur se ne kete territor ka ndodhur nje katastrofe dhe tha se te prekurit do kene ndihmen e menjehershme federale. 

Top Channel