Britania: Irani punon me armet berthamore

30/09/2009 11:30

“The Financial Times” zbulon nje fakt shume te rendeishem ne lidhje me programin e armatimit berthamor te Iranit.

Sipas gazetes ne fjale, programi i armatimit berthamot i shtetit islamik rinisi ne vitin 2004 me mbeshtetjen e kreut shpirteror, ajatollahut Ali Khamenei. Kjo gazete citon burime te sigurta te sherbimeve sekrete britanike.

Keto te dhena ndryshojne shume nga ato te amerikaneve, sipas te cileve, Irani e ka pushuar programin ne vitin 2003 dhe qe atehere nuk e ka nisur me. Hipoteza e MI-6 mbeshtetet edhe nga Izraeli dhe Gjermania, sipas te cilave, Teherani po punon me mbushjen e armeve berthamore prej disa vitesh.

 

 

Top Channel