BE: Gjeorgjia nisi nje lufte te pajustifikuar

30/09/2009 16:40

Nje raport i Bashkimit Evropian thote se lufta e vitit te kaluar ne Gjeorgji nisi nga nje sulm i Tbilisit qe nuk gjen justifikim tek ligjet nderkombetare.

“Gjithesesi, sulmi erdhi pas muajsh te tere provokimesh dhe te dyja palet shkelen ligjet nderkombetare”, thote raporti. Sipas dokumentit, Rusia ktheu “nje pergjigje te pakeqkuptuar” mbi ceshtjen se kush e nisi konfliktin.

Por nga ana e saj, Gjeorgjia deklaron se hetimi i BE provon se Rusia ishte pergatitur per lufte prej kohesh.

Raporti thote se rreth 850 persona humben jeten ne luften e gushtit te vitit 2008 dhe se mbi 100 mije te tjere braktisen shtepite e tyre dhe sot e kesaj dite jane ende te pastrehe.

Raporti u hartua me kerkese te Keshillit te Evropes, nga diplomatja zvicerane Heidi Tagliavini, me ndihmen e 30 eksperteve nga fusha ushtarake, ligjore dhe e historise.

Konflikti ne fjale filloi me 7 gusht te vitit te kaluar, pasi Gjeorgjia qelloi me nje predhe rajonin separatist te Osetise se Jugut, me synimin qe ta rimerrte ate nen kontroll.

Top Channel