Shkojne per gjah, plagos kusheririn

29/09/2009 08:25

Shkon per gjueti shpendesh te egra, perfundon i plagosur. Nje gjahtar ka mbetur i plagosur rende ne gjoks, ndersa kusheriri i tij eshte vene ne pranga.

Aventura e gjahut ne malet e Gjergjevices eshte nderprere kur 42-vjeçari P.Agollari eshte plagosur ne pjesen e gjoksit.

Ai eshte qelluar aksidentalisht nga i kusheriri, 46-vjeçari Vladimir Agollari. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00 te se dieles ne fshatin Gjergjevice te Lekasit.

Policia e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka identifikuar menjehere si autor Vladimir Agollarin nga qyteti i Korçes, ndersa nga hetimet dhe zbardhja e rrethanave grupi hetimor ka konkluduar se behet fjale per nje ngjarje aksidentale.

Vladimir Agollari, bashke me te kusheririn dhe nje mikun e tyre, kishin shkuar per gjah ne mal gjate pasdites te se dieles, ne pyllin e fshatit Gjergjevice.

Ne momentin qe 46-vjeçari ka pikasur nje tufe shpendesh te eger, ka qelluar mbi to, por ne mungese te fushepamjes saçmat e çiftes kane rene mbi te kusheririn.

Top Channel