SHBA: Sanksione tregtare ndaj Iranit

29/09/2009 14:10

Shtetet e Bashkuara po mendojne te aplikojne sanksione ndaj Iranit nese do te deshtoje dialogu mbi programin e tij berthamor.

Ideja, sqaron “Washington Post”, eshte goditja e sigurimeve per dergimin e mallrave, ne menyre qe te veshtiresohen sa me shume eksportet iraniane.

Per te kaluar pengesat qe mund te vendosen nga Rusia dhe Kina, vende me te drejten e votes ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, Uashingtoni mendon te implementoje aplikimin e rezolutave qe ekzistojne.

Top Channel