Japoni, vijon renia rekord e cmimeve

29/09/2009 10:55

Cmimet e mallrave per konsumatoret ne Japoni kane rene ne gusht me 2.4 per qind, duke shenuar keshtu muajin e katert rresht te renieve.

Rekordi i renies, sipas autoriteteve lokale, ka ardhur si pasoje e kostos se ulet te benzines dhe energjise, per te cilat eshte ulur edhe kerkesa e brendshme.

Japonia, fuqia e dyte ekonomike boterore, ka perjetuar nje periudhe te gjate deflacioni ne vitin 1990, moment qe mediatikish u njoh si “dekada e humbur”.

Cmimet e ulta mund te duken si dicka pozitive, por deflacioni mund te veshtiresoje rritjen ekonomike, duke ushtruar presion tek fitimet e kompanive dhe duke detyruar konsumatoret te shtyjne blerjet e tyre, duke cuar keshtu ne shkurtimin e prodhimit dhe te rrogave.

Gjithashtu, ai mund te shkaktoje rritjen e barres fiskale. Deflacioni ne Japoni eshte rritur pavaresisht sinjaleve te fundit te permiresimit te ekonomise japoneze, e cila ka filluar te regjistroje rritje ne tremujorin e dyte te vitit 2009, duke dale nga nje recesion i ashper.

Top Channel