Irani: Ceshtja berthamore nuk diskutohet

29/09/2009 15:10

Irani ka deklaruar se nuk do te diskutoje per programin e tij berthamor gjate takimit te “5+1” qe do te zhvillohet ne Gjeneve te enjten.

“Nuk do te diskutojme per asgje qe ka lidhje me te drejtat tona berthamore, por mund te diskutojme per carmatimin dhe per ceshtje te tjera te pergjithshme”, eshte shprehur kreu i Organizates per Energjine Berthamore, Ali Akbar Salehi.

Ky pozicion perfshin edhe impiantin e ri per pasurimin e uraniumit, ekzistenca e te cilit ka nxehur Perendimin.

Nderkohe Rusia ka deklaruar se testet raketore iraniane nuk duhet te merren parasysh per vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit.

“Testet raketore nuk duhet te perdoren per vendosjen e sanksioneve”, eshte shprehur zevendesministri i Jashtem rus, Serghiei Riabkov.

Ndersa Shtetet e Bashkuara po mendojne te aplikojne sanksione ndaj Iranit nese do te deshtoje dialogu mbi programin e tij berthamor.

Ideja, sqaron “Washington Post”, eshte goditja e sigurimeve per dergimin e mallrave, ne menyre qe te veshtiresohen sa me shume eksportet iraniane.

Top Channel