Al Kaeda, bombat te fshehura ne trup

29/09/2009 19:50

Al Kaeda ka zhvilluar nje taktike te re sulmi qe mund t’i shpetoje kontrolleve me te sofistikuara te sigurise: duke fshehur bomben ne trupin e kamikazit.

Prova e pergjithshme eshte bere: Abdullah Asieri, nje nga anetaret e Al Kaedes me te kerkuar ne Arabine Saudite, ka plagosur ne menyre te lehte kreun e antiterrorizmit duke vene ne funksionim nje bombe qe kishte fshehur ne trup.

Per te treguar efikasitetin e sistemit te ri, Al Kaeda ka vendosur ne web regjistrimin e nje telefonate te bere gjate atentatit.

Asieri kishte arritur te mberrinte tek princi Mohammed Bin Nayef duke deklaruar se kerkonte te dilte nga rrjeti terrorist dhe se do te bindte edhe te tjeret ta benin kete.

Top Channel