Zgjedhjet, KQZ: Rama, 93.3 perqind te votave

28/09/2009 13:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Partise Socialiste shpalli sot Edi Ramen, fitues te gares per kryetar te Partise Socialiste.

Genc Gjoncaj, kreu i KQZ-se publikoi rezultatet zyrtare te votimit, ku beri te ditur se Edi Rama mori 93.3 perqind te votave, ndersa konkurenti i tij, Maqo Lakrori 6.7 perqind te votave.

Gjoncaj vleresoi frymen me te cilen u zhvillua procesi zgjedhor, nderkohe qe njoftoi se Partise Socialiste i jane shtuar 4400 anetare te rinj.

Votimi per zgjedhjen e kreut te Partise Socialiste u zhvillua te shtunen, pas nje gare te bute mes dy konkurenteve Rama dhe Lakrori.

Top Channel