Votimet ne PS, Rama kryeson ndjeshem

27/09/2009 09:00

Rezultatet paraprake te zgjedhjeve ne PS tregoje fitues, ashtu sic pritej, kryetarin aktual Edi Rama, perballe rivalit te tij Maqo Lakrori.

Diferenca eshte e dukshme ne te gjitha qytetet e medha te vendit ne votimin e anetareve te partise me te madhe te opozites.

Ne Durres, per Edi Ramen votuan 3670 socialiste ndersa per Maqo Lakrorin 165. Ne Berat 1194 vota i mori Edi Rama dhe 187 Maqo Lakrori, ne Fier rezultati ishte 3877 vota per Ramen dhe 182 per Lakrorin, ne Lushnje 3145 vota shkuan per Edi Ramen dhe 142 per Maqo Lakrorin dhe ne Vlore, Edi Rama siguroi 1359 vota ndersa rivali i tij 197.

Nga rezultatet paraprake duket diferenca e thelle e kryatarit aktual ndersa rezultatet zyrtare pritet te shpallen ne oret e paradites. Mbi 80 mije socialiste votuan dje per te zgjedhur udheheqesin e ri te partise ndermjet Edi Rames dhe Maqo Lakrorit.

Top Channel