Britania: Tani beni reformat

26/09/2009 19:40

Asnje rast nuk eshte i keq per te perseritur se rruga e Shqiperise per ne Bashkimin Europian, kalon nga procesi i reformave. Dhe reformat, kerkojne edhe bashkepunimin e opozites.

Ambasadorja britanike ne Tirane, Fiona McIlwam mori pjese ne Vlore ne nje konference mbi zgjerimin e NATO-s dhe te Bashkimit Europian drejt Ballkanit perendimor:

“Une mendoj se ne, Britania e Madhe, jemi shume te perkushtuar per perspektiven europiane te Shqiperise. Per ta bere kete nje realitet, ka disa reforma qe duhen vazhduar. Tani, qeveria e re ka deklaruar qarte se ka nje axhende ne qender te se ciles eshte arritja e ketyre standardeve europiane, cka eshte shume kurajuese. Ata kane nevoje qe te fokusohen ne ate axhende dhe te perfshijne edhe opoziten ne ate axhende. Une mendoj qe ka shume shpresa qe Shqiperia te beje perparime te mira drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Por nuk eshte nje rruge e lehte dhe do te perfshije disa sfida te veshtira. Por ne, qeveria e Mbreterise se Bashkuar, jemi ketu per te mbeshtetur kete perpjekje dhe te sigurohemi qe ka vullnet politik qe kjo te arrihet. Kjo ka mbeshtetjen e Mbreterise se Bashkuar dhe te Bashkimit Europian”, eshte shprehur ambasadorja.

E pyetur per bojkotin e parlamentit nga opozita, kryediplomatja britanike ne Tirane tha:

“Nuk jam ketu per te komentuar mbi kete, fokusi i sotshem eshte per nje perspektive europiane me afatgjate, e cila duhet te pershije pjesmarrjen e opozites, te qeverise dhe te publikut te gjere per procesin e reformave”.

Mesazhet qe impikojne opoziten, nuk kane munguar. Ditet e fundit ambasadori i Mbreterise se Suedise, si vend qe mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian, eshte takuar si me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama edhe me perfaqesuesit e te ashtuquajturit “mendim ndryshe”.

Top Channel