OKB, Chavez: Me Obamen, arome shprese

25/09/2009 10:55

Per Hugo Chavez “ne OKB nuk ka me ere squfuri si vitin e shkuar kur foli per here te fundit George W. Bush, por fale Barack Obames, ka arome shprese”.

Presidenti venezuelian i ka thurrur lavde liderit te ri te Shtepise se Bardhe dhe ka hedhur balte mbi paraardhesin e tij qe vitin e shkuar e krahasoi me “djallin”.

Duke folur nga i njejti podium, Chavez ka kujtuar batuten duke u gezuar qe Bush nuk ishte me presidenti amerikan.

“Ne fakt nuk ndihet me ere squfuri, por nje arome ndryshe, nje arome shprese”, tha Chavez ne Kombet e Bashkuara.

Top Channel