Izrael, hapet procesi ndaj Olmert

25/09/2009 11:25

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert eshte deklaruar i pafajshem ndaj akuzes se ngritur per korrupsion ne hapje te procesit ndaj tij ne Jeruzalem.

Eshte hera e pare ne historine e Izraelit qe nje kryeminister akuzohet per korrupsion.

Olmert dyshohet te kete marre fonde nga nje biznesmen amerikan Morris Talasnsky.

Sipas akuzes, Olmert ka marre rimbursimet e udhetimeve jashte shtetit te cilat me pas i ka futur ne nje fond sekret per qellime personale.

Gjithashtu, ish-kryeministri dyshohet te kete favorizuar iniciativa industriale per personat prane tij.

Top Channel