Irani, SHBA: Impianti i ri, funksion ushtarak

25/09/2009 17:00

Impianti berthamor sekret i ngritur nga autoritetet iraniane ne Kom ka kapacitetet e duhura per te prodhuar uranium per perdorim ushtarak.

Keshtu ka deklaruar nje funksionar i Shtepise se Bardhe, sipas te cilit impianti mund te prodhoje uranium te pasuruar te mjaftueshem per t’u perdorur ne nje ose dy bomba berthamore ne vit.

Funksionari, i cili ka preferuar te ruaje anonimatin, ka shtuar se impianti berthamor nuk eshte ende operativ, por mund te behet brenda pak muajsh.

Top Channel