Diplomati amerikan bie ne ‘kurthin e mjaltit”

25/09/2009 13:40

Eshte nje taktike e vjeter…e quajne “kurthi i mjaltit”.

Kundershtari i operacionit zihet ne kurth dhe regjistrohet, filmohet ndersa kryen marredhenie seksuale rastesore me nje mik ose mikeshe.

Me pas regjistrimi shperndahet ose imazhet ruhen per t’u perdorur ne kohen e duhur.

I fundit qe ka perfunduar ne kete kurth eshte diplomati amerikan, Kyle Hatcher, i cili ndodhet me mision ne Moske. Gazeta “Komsomolskaya Pravda” ka publikuar ne site-n e saj nje video ku funksionari amerikan eshte ‘kapur’ bashke me nje prostitute. Ka edhe nje regjistrim audio, ku Hatcher flet ne telefon me nje disa vajza.

Protesta

Lajmi ‘scoop’ i se perditshmes ka shkaktuar proteste te ashper nga ana e ambasades amerikane ne Rusi, e cila ka denoncuar kete manover duke theksuar se behet fjale per nje provokim fals.

Ishte nje komplot i organizuar me shume mundesi nga sherbimet sekrete ruse. Hatcher merret me raportet me shoqatat per ruajtjen e te drejtave te njeriut.

‘Kurthi i mjaltit’ eshte i praktikuar tashme ne shume vende te botes.

Sidomos kinezet jane te famshem per te vene ne kurth biznesmenet apo drejtuesit e kompanive perendimore, me qellim perfitimin e informacioneve ekonomike.

Top Channel