Deshmi nga ferri i Aldo Bares

25/09/2009 15:55

“Me rrembyen dhe torturuan ne menyre cnjerezore, me urdher te Afred Shkurtit sepse ushtaret e tij donin qe une t’u tregoja ku ndodhej Gramoz Selmani.Pasi me keqtrajtuan me te gjitha mjetet me hodhen ne nje perrua”.

Ka qene nje deshmi tronditese ajo e Adem Arapit, para gjykates qe po shqyrton veprimtarine kriminale te bandes se Aldo Bares, i cili ka qender viktimat e kesaj bande qe arriti te mbijetoje.

Ai permendi emra e njerezve qe e kishin marre peng me nje makine, dhe e kishin lidhur me pranga ne nje garazh ne ate qe aso kohe njihej si komisariati numer 2 ne Lushnje.

Sipas deshmitarit ai u rrembye nga dy prej te pandehurve, Ilir Stergu dhe Arben Borici. Rrembimi ndodhi ne 1998, ne nje kohe qe pjesa e dyte e bandes po kerkonte per ta vrare  shokun e ngushte te Artur Dajes, Gramoz Selmanin. Pengu kishte lidhje krushqie me Selmanin.

Por ai tha se gjate torturave ne garazh kishte pare edhe persona te tjere qe nuk i kishte njohur, ne nje kohe qe identifikoi si xhelat shtetasin Leonard Prifti, i egzekutuar me vone.

Por deshmitari pohoi si pjese me te tmerrshme edhe vizitat e herepashershme qe te pandehurit i benin ne shtepi dhe per shkak te shendetit te tij te perkeqesuar nga dhuna, banda i dhunonte bashkeshorten.

Kjo pjese cilesohet si nje nder deshmite me te rendesishme per pjesen e dyte te bandes se Aldo Bares. Shtate persona jane nen akuze per nje sere vrasjesh por edhe pjesemarrje ne organizate kriminale, ndersa Aldo Bare procesin ndsaj tij e ndjek nga Turqia, ku eshte ne pritje te ekstradimit.

Top Channel