Vietnam, 9 koreane hyjne ne ambasaden daneze

24/09/2009 12:55

Nente koreano-veriore kane hyre ne ambasaden e Danimarkes ne kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ne tentative per te kerkuar azil politik.

Lajmin e ben te ditur agjencia “Reuters”, sipas te ciles 9 personat ne fjale e kane argumentuar veprimin e tyre duke deklaruar se e kane braktisur vendin ne kerkim te lirise dhe largimit nga shtypja.

Nderkohe, ambasadori danez ka konfirmuar se ata kane hyre ne seline diplomatike, por nuk ka dhene detaje te tjera.

Kim Sang Heon, nje aktivist nga Koreja e Jugut, i cili ndihmoi grupin nga veriut, saktesoi se ata ishin gjashte gra dhe tre burra.

Sipas “Reuters”, disa koreano-veriore te tjere u kapen gjate rruges nga policia kineze, e cila i detyroi te riktheheshin ne vend.

Top Channel