Irak, 16 anetare te Al Kaedes arratisen nga burgu

24/09/2009 12:35

16 persona, anetare te organizates terroriste Al Kaeda, jane arratisur gjate nates nga nje burg i qytetit te Tikritit, ne Irakun qendror.

Grupi arriti te arratisej duke shkulur hekurat e nje dritareje te tualetit te burgut dhe me pas duke zbritur muret e nderteses me nje litar.

Pese nga personat e arratisur ishin denuar me vdekje, ndersa nje prej tyre eshte kapur nga forcat e sigurise dhe eshte derguar serish ne ne qeli.

Top Channel