Strauss Kahn: Kriza mund te sjelle lufte

23/09/2009 17:50

Numri nje i FMN-se, Dominique Strauss Kahn ka paralajmeruar se pasojat e krizes ekonomike ne vendet me te varfera te botes mund te jene katastrofike.

“Ne shume zona te planetit rreziku eshte shume i larte. Nuk jane ne loje vetem rritja e papunesise apo renia e fuqise blerese, por jeta dhe vdekja”, ka deklaruar Strauss Kahn.

Ai ka theksuar se margjinalizimi ekonomik dhe varferia mund te sjellin tensione sociale, destabilitet politik dhe renie te demokracise.

“Mund te kete luftera. Kjo eshte pikerisht ajo qe duhet te shmangim. Per te ndihmuar keto vende duhen ndihma afatgjate”, ka shtuar Strauss Kahn.

Top Channel