SHBA, rriten papritur rezervat e naftes

23/09/2009 17:35

Rezervat javore te naftes ne Shtetet e Bashkuara jane ngjitur ne menyre te papritur.

Lajmin e ka bere te ditur EIA, zyra informative e Departamentit te Energjise, sipas te ciles rezervat jane rritur me 2.8 milione fuci, duke shkuar ne 335.6 milione.

Rezervat e prodhimeve te distiluara, qe perfshijne gazin per ngrohje, jane rritur me 3 milione fuci, duke kaluar keshtu parashikimin qe ishte 1.4 milione.

I njejti burim sakteson me tej se edhe rezervat e benzines jane rritur me 5.4 milione fuci, pertej parashikimit qe ishte 400 mije.

Top Channel