Rasmusen: Nuk mund te deshtojme ne Afganistan

23/09/2009 02:55

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Rasmusen ka pohuar se deshtimi ne misionin e Aleances ne Afganistan nuk eshte nje opsion qe mund t’ia tolerojne vetes.

“Ne nuk mund te lejojme edhe njehere tjeter qe Afganistani te rikthehet ne nje parajse te sigurte per terroristet”, ka deklaruar nga New York, shefi i Aleances, Rasmusen.

Nderkaq NATO parashikon shtimin e trupave dhe te personelit trajnues per forcat e sigurise afgane. Hapi i pare pritet te hidhet nga SHBA-te, te cilat pritet qe ne fund te ketij viti te dergojne rreth 6 mije trupa shtese pas kerkeses se gjeneralit McChristal.

Top Channel