Pranga, kerkohej per trafik heroine

23/09/2009 08:45

Nje i kerkuar per trafik droge eshte arrestuar nga Policia e Tiranes, nderkohe qe kohe me pare ishte liruar per mungese provash.

Nga specialistet e Seksionit Kunder Droges u krye ekzekutimi i mases se sigurimit “arrest ne burg” per Renato Shopin, 27 vjec, lindur dhe banues ne Elbasan. Ndalimi i tij u be ne funksion te procedimit penal nr. 15, viti 2009, te Prokurorise per Krimet e Renda Tirane, pasi akuzohet per vepren penale te “trafikimit te lendeve narkotike” ne bashkepunim.

Behet fjale per operacionin e koduar “Celesi”, i realizuar ne nentor te vitit 2006. Gjate atij operacioni u arrestua Shopi dhe Shpetim Tahirllari. Arrestimi i Tahirllarit u be me 16 nentor te atij viti, rreth ores 15.45, ne rrugen nacionale Qafe Thane-Pogradec, prane fshatit Pojske, ne momentin qe levizte me mjetin e tij tip “Golf” me targe EL 2323 B. Nga kontrolli ne mjet i jane gjetur e sekuestruar nje sasi prej 6 kilogramesh e 240 gramesh lende narkotike e tipit heroine, e ndare ne 12 pako dhe nje pistolete e tipit “Zastava”.

Ne kete aktivitet kriminal ka bashkepunuar edhe Renato Shopi. Operacioni i koduar me emrin “Celesi” eshte kryer nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori i Luftes Kunder Droges ne Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Mbrojtjes se Deshmitareve. Por, pak kohe me vone, Renato Shopi u la i lire per mungese provash. Ndersa rihetimi i ceshtjes beri qe prokuroria te gjente prova te reja per te dhe e dergoi serish ceshtjen ne gjykate. Togat e zeza te Krimeve te Renda vendosen masen e arrestit “burg pa afat” per Shopin, nderkohe qe policia e ekzekutoi, duke e vene ne pranga serish.

Top Channel