OKB, Obama: Epoke e re angazhimi

23/09/2009 17:20

“Ka ardhur momenti qe te gjithe te marrin persiper ate pjese te pergjegjesise se tyre”. Me keto fjale presidenti amerikan Barack Obama ka nisur fjalimin e tij ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

“Ata qe kritikonin Ameriken se vepronte e vetme ne planin nderkombetar nuk mund te terhiqen dhe te presin qe Amerika te zgjidhe e vetme problemet e botes. Duhet nje epoke e re angazhimesh”, ka deklaruar shefi i Shtepise se Bardhe.

Ai ka kerkuar bashkepunim me vendet e tjera, ne menyre qe te kalohen me sukses problemet globale, sic eshte kriza ekonomike qe ka mberthyer te gjitha vendet.

“Do te punojme se bashku me ekonomite me te medha per te projektuar nje strukture per rritjen, qe te jete e ekuilibruar dhe solide”, ka pohuar Obama.

Me tej presidenti amerikan e ka vene theksin tek Lindja e Mesme, duke nenvizuar se eshte i domosdoshem rifillimi i negociatave.

“Ka mberritur momenti per rifillimin e negociatave te paqes. Ato duhet te jene pa kushte dhe te paraqesin zgjidhje afatgjata per probleme te ndryshme si siguria, kufijte, refugjatet dhe Jeruzalemi”, ka shtuar Obama.

Top Channel