Gheddafi: SHBA dhe Britania te lene Afganistanin

23/09/2009 18:50

Lideri i Libise, Muamar Gheddafi gjate fjales se tij ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ka folur lidhur me luften ne Afganistan, duke u dale perkrah guerrilasve talebane.

“Perse jemi kunder talebaneve?”, eshte shprehur Gheddafi, i cili u ka bere thirrje SHBA dhe Britanise, por edhe vendeve te tjera qe kane ushtare ne Afganistan, te lene vendin.

Lideri libik ka thene te njejten gje edhe per Irakun, duke theksuar se lufta ne keto vende duhet lene te zhvillohet. Me tej Gheddafi ka folur edhe per ceshtjen palestineze.

“Persa i perket Palestines, zgjidhja me dy shtete nuk eshte e vlefshme. Tani te dy vendet jane kunder njeri-tjetrit”, ka pohuar Gheddafi. Sipas tij, “zgjidhja e konfliktit ne Lindjen e Mesme eshte nje shtet demokratik pa fantazma fetare”.

Top Channel