Fier, bizneset e vogla shperngulen nga taksat

22/09/2009 08:25

Subjektet e biznesit te vogel ne qytetin e Fierit jane shfaqur te pasigurta per fatin e aktivitetit te tyre.

Ndersa shume prej tyre kane deklaruar xhiro minimale dhe mungese te theksuar te ardhurash, shume te tjere kane nisur te testojne edhe zonat ku mund te kete nje ndryshim te kesaj situate.

Kjo konfirmohet nga departamenti i tatim-taksave ne Bashkine e Fierit, agjente te te cilit prej nje muaji jane duke inspektuar te gjitha zonat kryesore dhe ato dytesore te qytetit, ku edhe jane perqendruar bizneset ne fjale.

Olimbi Prifti, drejtoresha e Tatim-Taksave ne Bashkine e Fierit, ka shpjeguar se inspektimi 1-mujor te te gjitha bizneseve te vogla ne Fier ka nxjerre faktin se nje pjese e tyre kane nisur testimin e zonave ku xhiroja ditore mund te kete rritje.

Top Channel