Berat, shtohen divorcet

22/09/2009 11:45

Numri i divorceve ne qytetin e Beratit ka ardhur gjithnje ne rritje. Sipas te dhenave ne gjykaten e shkalles se pare vetem ne gjashte muaj jane paraqitur 150 kerkesa per prishje te martesave.

Shumica e divorceve vijne qe ne vitin e pare te marteses dhe sipas psikologeve arsyet e ketij fenomeni jane dy. Pamundesia per te perballuar jetesen dhe emigracioni.

Por punonjesit sociale te pranishem ne seancat e divorcit thone se nje martesat e lidhura me shkuesi krijojne probleme qe lidhen me diferencimet e theksuara ne arsimim dhe menyre jetese deri tek mosperputhjet e nivelit social.

Psikologet shikojne si ane pozitive shtimin e divorceve sepse ne kete menyre ulen konfliktet e brendshme familjare qe mund te cojne edhe ne dhune.

                   

Top Channel