SHBA, falimentojne edhe dy banka

19/09/2009 12:50

Pavaresisht konfirmimit te Shtepise se Bardhe per rritjen e ekonomise amerikane, bankat vazhdojne te falimentojne me te njejtat ritme.

Dy bankat e radhes qe tashme nuk ekzistojne me per shkak te borxheve te medha jane, Irwin Union Bank ne Indiana dhe Irwin Union Bank ne Kentaki. Keto dy banka jane pjese e grupit “Irwin Financial Corporation”.

Lajmin e ben te ditur Depozita Federale e Sigurimeve qe eshte pergjegjese per depozitat bankare. Me renien e dy bankave, numri i instituteve te kreditit te falimentuara ne SHBA qe prej vitit 2009 ka shkuar ne 94.  

Top Channel