Kine, nis moda Obamao

19/09/2009 12:05

Te veshesh presidentin amerikan Barak Obama me kostimin e Mao Ce Du eshte vertet nje gje qe ka nisur te shnderrohet ne nje mode ne Kine.

Nje stilist pasi realizoi foto montazhin nisi ta stampoje ate ne bluza dhe shitjet e tyre duket se kane patur sukses.
 
Stilisti Liu nuk e shpjegon se cfare pati si frymezim kur mendoi te stamponte imazhe te tilla mbi bluza, ama ideja ka patur nje sukses te vertete.

Qindra bluza jane shitur tashme e Liu ka hapur nje dyqan ne nje zone shume te frekuentuar te Pekinit.

Stilisti adhuron Obamen dhe pretendon se ka nje ngjashmeri mes tij dhe Mao Ce Dunit, pasi presidenti amerikan ka shume deshire te flase per veten e tij, gje qe ne Kinen komuniste eshte nje vlere.

Liu ka derguar nje prej bluzave ne Shtepine e Bardhe, por gjesti i tij ka mbetur pa pergjigje.

Top Channel