Ina Rama con “Pangon” ne Prokurorine e Tiranes

19/09/2009 08:45

Prokuroria e Pergjithshme transferon dosjen ndaj ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango, ne Prokurorine e Tiranes.

Pas shperberjes se Parlamentit te kaluar, Pango nuk gezon asnje imunitet dhe ne baze te legjislacionit, personat e tille duhet te hetohen nga prokurorite e rretheve. Transferimi mban edhe firmen e Kryeprokurores Ina Rama, ndersa mesohet se hetimet kane ngecur ne verifikimin e kasetes se regjistrimeve ku Pango mundohej te rekrutonte ne shtepi nje vajze qe kishte shkuar per te kerkuar pune.

Burimet zyrtare nga akuza qendrore thane se dosja ishte ne fazen e verifikimeve te autenticitetit te kasetave me pergjime. Duket se dosja “Pango” u la ne harrese nga Prokuroria e Pergjithshme, me te vetmin qellim mbarimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pas perfundimit te zgjedhjeve, akuza qendrore priti qe imuniteti ndaj Pangos te rrezohej dhe shpalli diten e fundit moskompetencen dhe dosjen e depozitoi ne Prokurorine e Tiranes.

Pango nuk ishte perfshire ne listat e kandidateve per deputete dhe pas dates 28 qershor prokuroria e ka me te lehte nje hetim ndaj personit te tij, pasi nuk gezon imunitet. Prokurorja Anila Leka i ka bere mire llogarite dhe hoqi nga sirtaret e saj dosjen qe u denoncua publikisht nga televizioni “Top Channel”, ku dukej qarte se nje funksionar i larte i shtetit, duke shfrytezuar detyren, rekrutonte ne shtepine e tij vajza qe kerkonin pune.
Mesohet se hetuesit e ceshtjes vetem kane transkriptuar kasetat e regjistrimit te bisedes se Pangos me vajzat qe kerkonin pune ne ministrine e tij. Fillimisht mesohet se akuza do te therrase vajzat qe kane “denoncuar” publikisht skandalin dhe kane qene ne dijeni te bisedes se kryer nga Pango.

Duke ditur se nje pergjim pa lejen e gjykates nuk mund te perdoret si prove, hetuesit po veprojne me marrjen e dokumenteve dhe deshmive nga Ministria e Kultures qe akuzojne Pangon per veprimet seksuale. Krahas veprimeve seksuale te ministrit, organi i prokurorise ka dyshime se ish-ministri Ylli Pango, duke shperdoruar detyren, ka influencuar qe disa ministri te jepnin para per aktivitetin privat te tij.

Regjistrimet e “Fiks Fare”, ku ministri fliste me gazetaren per institutin dhe donacionet e ndryshme qe merrte, kane sherbyer per organin e akuzes si indicie per te filluar nje investigim te thelle. Nga bisedat e regjistruara duket se Pango ishte drejtuesi i kesaj OJF-je, qe sipas prokurorise eshte gjykuar shkelje e ligjit per “Parandalimin e Konfliktit te Interesave ne Ushtrimin e Funksioneve Publike”, te miratuar ne prill te 2005-es nga Kuvendi.

Gjate bisedes me vajzen, se ciles per vendin e punes ish-ministri Pango i kerkonte favore intime, eshte vene re se deputeti me siglen e mbeses se tij ka pohuar qe ka perfituar projekte te ndryshme. Hetuesit dyshojne se, duke shfrytezuar postin e ministrit te Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, Pango te kete perfituar nga ministrite ne vend dhe nga BE-ja, fonde te larta per projektet qe organizata e tij i ka pergatitur.

Fondet, sipas prokurorise, dyshohet se jane siguruar fale nderhyrjeve qe vete ish-ministri Pango ka pasur te keto institucione shteterore apo te huaja, per vjeljen e donacioneve te ndryshme nga projektet qe pergatiste instituti i tij. S.C.

Top Channel