Berluskoni: Nuk mund te terhiqemi nga Afganistani

18/09/2009 04:10

Deklaraten e ministrit te Jashtem italian Franko Fratini ku tha se Italia nuk do te terhiqet nga Afganistani e perforcon edhe kryeministri i vendit fqinj, Silvio Berluskoni.

“Per momentin ndodhemi ne nje strategji ushtarake te paqarte, por megjithate nuk mund te terhiqemi nga Afganistani dhe ta braktisim ate. Derguam atje 500 trupa shtese per te siguruar nje proces zgjedhor te qete. Mendoj qe keto trupa mund t’i terheqim serish prej andej”, deklaroi kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Reagimet e Berluskoni vijne pas vrasjes se gjashte ushtareve italiane ne Kabul dhe shtimit te zerave qe kerkojne terheqjen e ushtareve te cilet sipas tyre po marrin pjese ne nje lufte qe nuk i perket Italise.

Top Channel