
Operacionet e ushtrise per asgjesimin e predhave dhe municioneve luftarake ne Voskopoje te Korçes kane çuar ne demtimin e disa banesave te zones.
Çdo dite, mjete te ushtrise transportojne predhat qe kane per origjine depot e Gramshit, Lozhanit e Voskopojes dhe asgjesohen disa kilometra larg nga fshati.
Banoret e zones shprehen te frikesuar dhe te pasigurt nga keto shperthime, ndersa pasojat e para, sipas tyre, kane qene mbi ndertesat e vjetra.
Sipas fshatareve, shtepite prej guri te ndertuara para disa dekadash kane pesuar çarje dhe kjo per faktin se ne disa raste shperthimet kane qene shume te fuqishme.
Sipas tyre, intensiteti i shperthimeve, te cilat kane nisur te kryhen çdo dite, jane shoqeruar me lekundje te banesave, çka ka shkaktuar çarje te mureve te tyre.
Ne raste te tjera, edhe pse ne poligon kryhet procesi i asgjesimit, nuk ndihen tronditje dhe zhurma, por ne rastet kur grumbullohen shume municione, perhapet tym dhe ndihen lekundje.
Top Channel