Parlamenti i ri mbrojti Mediun

15/09/2009 08:40

Parlamenti i ri, i formuar nga zgjedhjet parlamentare te ketij viti, ka leshuar nje vertetim ku thuhet se kreu i Partise Republikane gezon imunitet, si te gjithe te zgjedhurit e tjere ne kete legjislature.

Nje vertetim i leshuar nga sekretaria e Parlamentit eshte marre nga mbrojtja ligjore e Mediut dhe eshte depozituar para anetareve te Gjykates se Larte.

Sipas te dhenave nga gjykata, ishte ky vertetim “çelesi” i “pafajshmerise” se Mediut ne kete proces gjyqesor.

Ne pamundesi te nje precedenti te ngjashem apo nje çeshtjeje te tille ne te kaluaren, palet ne proces, por edhe vete gjykata, nuk kane pasur mekanizmat ligjore qe t’i jepnin zgjidhje kesaj çeshtjeje.

Kjo verehet edhe ne vendimin perfundimtar te Gjykates se Larte, ku i jepet nje rendesi se KQZ-ja ka shpallur Mediun deputet, ndersa nuk ka nje autorizim per ndjekje penale te dhene nga Kuvendi i Shqiperise mbas marrjes prej tij te mandatit te deputetit.

Duket se avokatet kane gjetur nje prove qe ka gozhduar prokuroret e çeshtjes, te cilet duket se jane dorezuar perfundimisht.

Top Channel