Liria ekonomike, permiresime te lehta

15/09/2009 09:00

Raporti i fundit i “Lirise Ekonomike Boterore 2009” (Economic Freedom Word”), na rendit ne vendin e 57-te, plot 9 shkalle me siper se viti 2008.

Per arritjen e rezultatit final, ekspertet e huaj u jane referuar vendimeve te qeverise, te drejtes ligjore, prones, sistemit bankar, tregtise me jashte, taksave etj.

Ne te peste komponentet baze mbi te cilet eshte hartuar raporti dhe renditja perfundimtare, duket se Shqiperia eshte pozicionuar ne vendet e para sa i takon qeverise (taksa dhe shpenzime) dhe atij monetar (bankat), kurse e Drejta Ligjore, Prona dhe Tregtia jane perkeqesuar.

Te dhenat e “Lirise ekonomike 2009”, te publikuara dje, i referohen indeksit te vitit 2007, ne bashkepunim me Qendren Shqiptare per Kerkime Ekonomike-ACER (qe prej 1996).

Kete raport e pergatit instituti “Fraser”, me qender ne Kanada dhe perfshin te dhena per 141 vende te botes. Ashtu si me ACER, instituti “Fraser” punon edhe me qendra te tjera ne 75 vende te ndryshme.

Top Channel