Kuvendi pret qeverine per votim

15/09/2009 08:25

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje kabinetin e ri qeverises, duke mos pritur afatet e fundit qe i lejon Kushtetuta prej nje jave.

Kreu i shtetit, pas shqyrtimit te 15 emrave te rinj te propozuar nga Kryeministri si pjese e kabinetit te ri qeverises ka hedhur firmen e tij ne dekret, duke i hapur rruge miratimit te tyre ne sallen e Kuvendit.

Sipas Kushtetutes, pas dekretimit kabineti qeverises bashke me programin kalon per votim ne seancen e pare parlamentare dhe kjo seance pritet te zhvillohet diten e merkure, dite e cila eshte pare e arsyeshme per miratimin e qeverise nga Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Topalli.

Pasi ne rregulloren e Kuvendit, ne nenin 110 te saj, pika 1 thuhet se “dita e seances plenare per miratimin e programit politik dhe te perberjes se Keshillit te Ministrave, ne zbatim te nenit 97 te Kushtetutes percaktohet nga Kryetarja e Kuvendit ne marreveshje me Kryeministrin”.

Dhe burime nga Kuvendi, te pyetur pse nuk eshte zhvilluar seanca parlamentare dje pasdite, ashtu siç eshte e percaktuar normalisht ne rregulloren e Kuvendit, te japin kete shpjegim, duke te cituar po rregulloren ne nenin 110 te saj.

Top Channel