Bin Laden amerikaneve: Clironi vendin nga izraelitet

14/09/2009 09:15

Rishfaqet Bin Laden, lideri i organizates terririste, Al Kaeda, me akuza te reja ndaj politikes se ndjekur nga SHBA.

Ai ka sulmuar lidhjet e ngushta te popullit amerikan me Izraelin ne nje mesazh audio te shperndare nepermjet nje faqeje islamike ne internet. “Koha ka ardhur per ju qe te liroheni nga frika e terrorizmit ideologjik te neo-konservatoreve qe bejne pjese ne lobin izraelit”, thuhet nder te tjera ne mesazhin e kryeterroristit arab.

Bin Laden e cilesoi kete lidhje te fuqishme si nje nga arsyet e perplasjes mes islamit dhe SHBA-se, pasi sipas tij, Izraeli ka pushtuar Palestinen. Ne vijim shton se edhe me ardhjen e presidentit Obama ne Shtepine e Bardhe, politika amerikane nuk ka ndryshuar ne kete drejtim, pasi ai ka mbajtur ne administrate nje pjese te mire te punonjesve, si psh sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates.

“Nese mendoni mire per gjendjen tuaj do kuptoni se Shtepia e Bardhe eshte kapur nga grupe interesi qe bejne presion. Duhet te luftoni per te cliruar Shtepine e Bardhe dhe jo Irakun”, vijon shefi i Al Kaedes. Ne fund te fjales, Bin Laden thote se Rusia u largua disa vite me pare nga Afganistani dhe te njejten gje do bejne edhe amerikanet.

“Obama eshte nje njeri i dobet dhe nuk do jete ne gjendje te ndaloje luften”, thekson ne fund te mesazhit terroristi me i kerkuar ne bote.

Top Channel