Rekord historik i zhvleresimit te Lekut ndaj Euros

11/09/2009 17:00

Zhvleresimi i Lekut ndaj Euros ka arritur nje rekord historik, me te lartin te 5 viteve te fundit.

Ne tregun e lire valutor nje Euro blihet me 133.4 leke dhe shitet me 133.8 leke, niveli me i larte qe nga shkurti i vitit 2004.

Qe nga fillimi i muajit Leku eshte zhvleresuar ne menyre konstante ndaj Euros. Krahasuar me nje jave me pare nje Euro kushton ne treg 1.2 leke me shume, ndersa karahasuar me mesin e gushtit Euro eshte shtrenjtuar me 3.4 leke.

Zhvleresim te Lekut ndaj Euros ne kete periudhe ka patur edhe vitet e meparshme, per shkak te perfundimit te sezonit turistik dhe kthimit te emigranteve.

Por kete vit zhvleresimi i monedhes vendas po shfaq nje tendence te qendrueshme. Ekspertet thone se kerkesa e ekonomise per Euro po rritet, ndersa oferta vazhdon te tkurret. Kriza ka prekur burimet kryesore qe gjenerojne valute ne vend.

Dergesat e emigranteve rane ne gjashtemujorin e pare me 6.5 per qind, ndersa eksportet ne 7 muajt e pare te vitit ishin 16 per qind me te uleta. Edhe bankat, qe ne te kaluaren kane qene nje burim i rendesishem i furnizimit te tregut me valute, tashme te trembura nga kriza pothuajse e kane nderprere fare kredine ne euro.

Nga ana tjeter zerat e shpenzimeve ne Euro per qytetaret jane shtuar. Pervec pagesave te kredive, tashme edhe shume biznese po preferojne ta kaloje rrezikun e kursit te kembimit tek konsumatoret, duke perdorur gjithmone e me shume Euron si monedhe per produktet apo sherbimet e tyre, cka sipas eksperteve po ndikon drejtperdrejt kursin e kembimit.

Top Channel