Miratohet me 84 vota ligji i maxhorancës që rrit me 2 % rrogat e magjistratëve, Rama debaton me opozitën deri në orët e para të mëngjesit
Te pakten 22 biznese te medha private ne Korce rezultojne te falimentuara dhe iu kane vene tashme kycin aktiviteteve per te cilat jane licensuar.
Ka qene nje kontroll i deges se tatim-taksave qe ka konstatuar mbylljen e ketyre bizneseve, ndersa vete subjektet nuk kane deklaruar shpalljen e falimentit.
Sektori i tatimeve ne Korce ka zgjedhur te gjitha bizneset qe tre vitet e fundit jane deklaruar me humbje. Sipas drejtuesve lokale kjo fushate eshte ndermarre me urdher nga Drejtoria e Pergjithshme.
Bizneset e falimentuara operonin ne sektore te ndryshem qe nga prodhimi i konfeksioneve, industriale dhe deri tek biznese te medha tregtimi te produkteve te ndryshme.
Sipas te dhenave nga dega e tatim-taksave efekti mbi punesimin ne keto subjekte nuk ka qene i madh pasi ka rezultuar se keto aktivitete mbanin nje numer te ulet punetoresh.
Top Channel