Shtohen bizneset e medha

10/09/2009 19:25

Tatimet kerkojne pergjysmimin e pragut per futjen e bizneseve ne skemen e tatimit mbi vleren e shtuar.

Sipas drejtorit te pergjithshem Artur Papajani, Ministrise se Financave i eshte propozuar qe pragu te zbrese nga 8 milione leke xhiro ne vit, ne 4 milione leke.

“Ne i kemi propozuar Ministrise se Financave, e cila do te vendose per uljen e ketij pragu”, ka pohuar Papajani.

Nje mase e tille pritet te rrise ndjeshem numrin e bizneseve te medha, per pasoje me shume para per buxhetin.

Papajani shton se numri i bizneseve te medha prietet te shtohet qe kete vit. Procedurat kane nsiur per 3500 subjekte, qe nga hetimete e bera rezultojne se e kalojne pragun e xhiros vejtore 8 milione leke, keshtu qe jane te detyruara per t’u futur ne skemen e TVSH.

Behet fjale per aktivitete hoteliere dhe restorante ne zonen bregdetare dhe ne Tirane.

“Ne ate programim qe kemi bere, ne gjithe territorin behen 3500 subjekte qe jane gati te kalojne ne biznes te madh. Ato i kane kaluar kufijte qe kane deklaruar tek pushteti lokal”, ka nenvizuar Papajani.

Papajani hedh drite edhe mbi nje liste te publikuar nga Drejtoria e Pergjithsme e Tatimeve me biznese vip qe duhet te nisin procedurat e falimentmit.

Deri tani, sipas Papajanit, jane 24 biznese vip qe rezultojne me humbje tre vjet rresht, ketij numri pritet t’i bashkangjiten edhe subjekte te tjera.

Top Channel