Godo: Zgjidhem problemin e vaksines per AH1N1

08/09/2009 15:05

Shqiperia tashme nuk do te kete problem te siguroje vaksinen kunder virusit A H1N1.

Deri para pak ditesh ministrja e Shendetsise, Anila Godo ishte shprehur e shqetesuar pasi nuk po gjenin treg per ta blere, duke qene se  kompanive farmaceutike ne bote qe po merreshin me prodhimin e vaksines u interesonin te terhiqnin kerkesat e vendeve te medha.

Por vetem pak dite para se te lere drejtimin e Ministrise se Shendetsise Anila Godo deklaron se Shqiperia mund te siguroje vaksinen edhe per te gjithe popullaten nese do te nevojitet.

“Tashme kam lajme te mira, pasi Gjermania mund te angazhohet per te na futur ne listen e saj, duke na siguruar nje sasi prej 600 mije vaksinash. Kam premtim edhe nga drejtoresha e Semundjeve Ngjitese ne Evrope per te na siguruar 300 mije vaksina. Jam e qete sepse sasi vaksinash do te kete me bollek”, u shpreh Godo.

Ne planin e Ministrise se Shendetesise per pandemine e virusit A H1N1 si fillim do te vaksinohen grupet e riskut si punonjesit e shendetesise, te semuret kronike, grate shtatzena dhe femijet.

Sipas perllogaritjeve te peraferta per fazen e pare mund te nevojiten rreth 300 mije vaksina.

Top Channel