Glenny: Mafia ne Shqiperi, problem serioz

07/09/2009 21:45

Gazetari dhe shkrimtari i njohur i ceshtjeve ballkanase, britaniku Misha Glenny ka deklaruar se ne Shqiperi krimi i organizuar perben nje problem serioz.

Ne nje interviste per emisionin “Shqip” ne Top Channel, Glenny ka bere thirrje qe krimit te organizuar ne Shqiperi t’i kushtohet vemendja e duhur, pasi sipas tij ky fenomen mund te perbeje nje rrezik per largimin e Shqiperise nga ambicjet per anetaresimin ne BE.

“Sigurisht qe ka mafie ne Shqiperi, madje me influence te forte. Shqiperia duhet ta shohe kete aspekt me shume kujdes, sepse nuk eshte ne gjendje te jape garanci per ne BE. Nese nuk luftohet krimi i organizuar mund te prishen marreveshjet per anetaresimin ne BE. Nese Shqiperia mendon se duhen plotesuar vetem dokumente per te hyre ne BE, atehere duhet te mendohet edhe njehere, sepse Brukseli e di se kur plotesohen kushtet per anetaresim”, ka pohuar Glenny.

Gjithesesi, gjate intervistes Glenny ka theksuar se mafia shqiptare nuk eshte e vetmja qe vepron ne vendet perendimore. Sipas tij, teper aktive jane mafia ruse, ajo bullgare, malazeze, italiane, etj.
Autori i librit “McMafia”, i perkthyer ne 36 gjuhe te botes, ka dhene edhe arsyet perse ne librin e tij nuk ka folur per Shqiperine.

“Doja te tregoja dicka tjeter dhe zgjodha Bullgarine, Maqedonine dhe Malin e Zi, sepse doja te tregoja edhe se si u shperbe Jugosllavia. Gjithashtu, me kete liber doja te tregoja se nuk eshte vetem Shqiperia me mafie”, ka shtuar Glenny.

Top Channel