Patos, banoret paralajmerojne protesta

06/09/2009 19:50

Specialiste te mjedisit te mberritur nga Tirana ne zonen e Sharrezes dhe Patosit kane dale ne konkluzionin se lekundjet lokale qe po ndodhin prej muajsh ne kete zone shkaktohen nga kompania qe shfrytezon puset per nxjerrjen e naftes.

“Ketu nuk kemi termet, ketu kemi nje predispozicion te shtresave qe ekzistojne prej 60 vjetesh dhe me kalimin e kohes ato jane bere qe nje lekundje e vogel e tokes sjell nje termet te madh. Dhe kjo lekundje vjen nga germimet e kompanise”, deklaron eksperti i mjedisit, Sazan Guri.

Banoreve u eshte thene se gjithcka ka ndodhur per shkak te termetit natyror, por tashme ata paralajmerojne protesta, pasi demet qe kane pesuar, sipas tyre, kapin vlera te konsiderueshme.

“Diten e hene ne do te protestojme dhe do t’i themi kompanise qe te marre masa. Mbi 300 shtepi jane te plasaritura”, shprehet nje banor.

Ekspertet e mjedisit u keshillojne banoreve nga ana tjeter qe te hapin nje proces gjyqesor me kompanine qe shfrytezon zonen per nafte, pasi sipas tyre do te jete gjykata qe do te vendose vazhdimesine e procesit te nxjerrjes se naftes dhe kompensimin e qytetareve.

Top Channel