Pronat, brenda shtatorit ndahen 6 mln dollare

05/09/2009 08:05

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte drejt perfundimit te listes me emrat fitues te fondit 6 milione dollare.

Deri tani jane kualifikuar ne fazen e pare rreth 520 persona, por jo te gjithe shpallen fitues. Ndryshe nga heret e kaluara, AKKP synon ta zgjeroje harten e perfituesve, duke perfshire sa me shume persona nga rajone te ndryshme te vendit.

Megjithate, Qarku i Tiranes do te percaktoje ne nje fare menyre edhe numrin e fituesve, pasi varet nga vlera e kompensimit.

Burime zyrtare nga AKKP-ja bejne me dije se, qellimi mbetet mbyllja e te gjitha veprimeve brenda muajit shtator, ose maksimumi, ditet e para te tetorit. Fondi prej 6 milione dollaresh i perket vitit 2009, kurse ne muajin prill u shperndane parate qe i takonin per 2008-n.

Mesohet se deri tani procesi ka ecur normalisht dhe me ritme te shpejta, ne menyre qe te mbyllet brenda planifikimit.

Procesi

Per vitin e kaluar AKKP-ja shpalli fitues rreth 160 persona, me nje fond kompensimi 5 milione dollare. Per kete vit, procesi i te cilit mbyllet ne shtator, pritet qe numri i individeve qe do te kompensohet te jete me i madh, pasi dhe fondi eshte rritur me 1 milion dollare.

Numri i kerkesave per t’u kompensuar ka ardhur duke u rene, per shkak se ish-pronaret jane njohur me mire me ligjin. Mesohet nga AKKP, se ne gare jane 520 ish-pronare, gati 200 me pak se viti i kaluar, duke rritur shanset per me shume fitues. Kriteri kryesor per shpalljen e individeve qe do te kompensohet vijon te mbetet afati i miratimit te dosjes.

Konkretisht, dosja e miratuar me heret do te vleresohet me piket maksimale per t’u kompensuar, ne menyre qe t’i jepet radhe procesit. Sikurse e percakton vendimi i Keshillit te Ministrave, do te kompensohet me mjete monetare vetem 200 metra katrore e tokes.

Top Channel