PS, mblidhet kryesia, do diskutoje pranine ne Kuvend

04/09/2009 19:30

Partia Socialiste thirri sot pasdite kryesine e saj, ne nje nga mbledhjet me te rendesishme pas Kongresit te Jashtezakonshem.

Ashtu sic u lajmerua dhe nga kryetari ne detyre i socialisteve, Edi Rama, kongresi ka mandatuar kryesine dhe grupin parlamentar per te vendosur se kur dhe si socialistet do te marrin pjese ne Kuvend, nese do te marrin. Objekti kryesor i mbledhjes pritet te jete qendrimi i socialisteve ndaj institucionit ligjvenes, bojkotit, i cili eshte kundershtuar nga disa figura qendore te partise qe kryesohen nga Ben Blushi.

Ky debat do te shoqeroje edhe mbledhjen e sotme te forumit te larte socialist, ndersa burime brenda selise roze bejne te ditur se kryetari dhe mbeshtetesit e tij do t’i paraqesin zyrtarisht kryesise per miratim nje rezolute ku vecohet mospjesemarrja ne Kuvend si dhe kushtet qe socialistet do t’i vendosin shumices per te marre pjese ne Kuvend. Nje prej tyre eshte ngritja e komisionit hetimor per hetimin e asaj qe socialistet e quajne “krim elektoral te 28 qershorit”, por edhe disa kushte te tjera sic eshte dhe kthimi ne pune i te gjithe te larguarve per arsye politike.

Mbledhja e kryesise se PS-se mbahet ne nje kohe kur ne PS jane ravijezuar dy qendrime te ndryshme per zgjedhjet dhe pjesemarrjen ne Kuvend. Nga njera ane qendron kryetari ne detyre Edi Rama qe ka mbeshtetje te gjere dhe qe mbron idene se PS fitoi ne zgjedhjet e 28 qershorit por u mund nga makineria kriminale e pushtetit, si dhe bojkotin ndaj Kuvendit qe e konisderon insititucion te dale nga zgjedhje te deformuara dhe nga ana tjeter qendron Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe mbeshtetesit e tyre, qe thone se PS i ka humbur zgjedhjet per arsye te defekteve te veta.

Top Channel