PR pranon ftesen e Berishes, Mediu minister i Mjedisit

04/09/2009 21:20

Fatmir Mediu do te jete ministri i ri i Mjedisit ne qeverine qe do udheheqe vendin pas zgjedhjeve te 28 qershorit.

Pasditen e sotme eshte mbledhur kryesia e Partise Republikane ne te cilen eshte konfirmuar pjesemarrja e ish ministrit te Mbrojtjes ne dikasterin e mjedisit te mbajtur nga Lufter Xhuveli ne qeverine e vjeter.

Sipas Partise Republikane, negociatat per perfaqesimin ne nivele te tjera te PR-se ne qeveri do vazhdojne gjate diteve te ardhshme. Fatmir Mediu takoi sot ne zyren e tij kryeministrin Sali Berisha, i cili po i jep forme qeverise se re ne koalicion me LSI-ne dhe gjithe aleatet e djathte.

Top Channel