Bashkimi Evropian i ka bere nje apel te ri Iranit qe t’i kthehet negociatave ne lidhje me programin e tij berthamor dhe ka paralajmeruar se sanksione te renda do te ndermerren nese gjendja aktuale do te vijoje.
Ministri i Jashtem i Suedise, Carl Bildt i cili eshte duke zhvilluar nje takim dy ditor me ministrat e Jashtem te BE-se, ka deklaruar se Bashkimi Evropian eshte i gatshem te rifilloje bisedimet me Teheranin duke lene menjane kontradiktat politike qe ekzistojne ne kete vend pas rizgjedhjes se Ahmadinexhad.
“Ne kemi nje oferte shume bujare ne tavoline. Duam bashkepunim me Iranin nese ai do te heqe dore nga disa gjera, mes tyre edhe zhvillimin e teknologjise berthamore”, eshte shprehur Bildt, vendi i te cilit ka presidencen e radhes te BE-se.
Ai ka paralajmeruar se nese Irani do te vijoje te injoroje thirrjet ne lidhje me programin berthamor, do te ndermerren me shume sanksione.
Top Channel