Meksike, mberrin uragani, mijera ne arrati

01/09/2009 08:00

Rreth 1 mije turiste te huaj kane braktisur lokalitetin turistik Los Kabos, qe shtrihet ne Paqesorin e Meksikes, ne kuader te mberritjes se uraganit Jimena, qe pritet te arrije brigjet gjate nates se sotme dhe mengjesit te neserm.

Aeroporti i Los Kabos mengjesin e sotem do te jete i mbyllur per shkak te ererave te forta dhe shiut te dendur.

Por sipas mediave lokale, rreth 7 mije turiste te tjere pritet te largohen ne oret e ardhshme. Uragani ka kaluar ne kategorine 5, qe eshte dhe maksimalja, me erera qe kane regjistruar nje fuqi prej 250 kilometra ne ore.

Zona me e rrezikuar mbetet gadishulli i Kalifornise se Ulet, ne afersi me Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet po mendojne te evakuojne 20 mije familje.

Top Channel